Ervin Kalemi

@ervinkalemi.com

Empowering your online presence. @publer.com • @linkie.bio • @kibo.ai 🔗 linkie.bio/ervinkalemi

How to get 70% off Linkie if you're new to our products: 1. Invent a time machine 2. Go back to June 17, 2026 3. Set up Publer’s Link in Bio for IG 4. Migrate to the standalone Linkie 5. Claim your discount If you can’t do step one, just ping me. There's a time machine called database access.

Bild

Nëse puna nuk të jep fleksibilitetin për t'iu bashkuar protestës së sotme përpara Parlamentit, ndoshta është koha të protestosh edhe ndaj punës 🤣 Ora 8:30 🦩

A u kthye investimi prej 4.2 milionë eurosh, apo ata turistë që erdhën për koncertin e Kanye West janë ende këtu duke shpenzuar mijëra euro?

Frymëzuar nga ky mesazh, nuk e di sa i vërtetë është, dhe nga postimet kaq të koordinuara të qeveritarëve tanë në rrjetet sociale: Jam i gatshëm që t'ua ofroj Publer-in pa pagesë. Premtoj që nuk do të postojmë asgjë pa autorizimin tuaj 😈

Bild

Lexova dje që qeveria paska dyfishuar grantet për startupet në 2026, nga 3 në 6 milionë euro. Lexova edhe që në katër vite mbështetja paska arritur 16.5 milionë euro dhe ekosistemi i startupeve në Shqipëri qenka kthyer në histori suksesi. Unë duke kërkuar historitë e suksesit:

Duke qenë se qeveria e pati shumë të vështirë të na etiketonte si iranianë, rusë, influencerë, blogerë, hajvanë apo sorra, sapo ia bëri vetes më të lehtë: Ne jemi Altin Hila. Ne jemi ata që po bëjmë detyrën që duhet ta bënte shteti. gofund.me/f857271c1 Unë sapo dhurova. Shpresoj ta bësh edhe ti.

Më e bukura e kësaj proteste është se njerëzit, publikë ose jo, më në fund po flasin! Me emër, zë e figurë. Jo më pas profileve anonime apo faqeve me meme. Edhe te komentet e qeveritarëve tanë, ku dikur mbizotëronin elozhet, sot lexon gjithnjë e më shumë kritika. Jemi zgjuar!

Bashkëngjitur është emaili që deputetët tanë u dërguan disa anëtarëve të Parlamentit Europian, ku u kërkuan të mos mbështesnin amendamentet për Zvërnecin, Vjosë-Nartën dhe zonat e mbrojtura. Me pak fjalë: përpjekje politike për të ndikuar votën. Burimi: instagram.com/p/DaMxD7CCDgs/ Ora 19:00 🦩

BildBild

Në qoftë se nuk e ke mendjen kur kalon Llogaranë, ky është algoritmi i tarifimit 😅 Kjo pasi trau është vendosur shumë më përpara pikës ku ndahet tuneli i ri me pagesë nga rruga e vjetër pa pagesë. Ora 19:00 🦩

Bild

Në qoftë se media dhe algoritmi nuk t'i kanë shfaqur këto pamje, ky ishte Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbrëmjen e djeshme! Respekt maksimal për këdo që sakrifikon punën, kohën me familjen dhe rehatinë, për të qenë në anën e së drejtës. Sot më shumë 🦩 Credits: dulikasmi / IG

Bild

Në qoftë se mijëra bashkëatdhetarë kanë udhëtuar për t'iu bashkuar protestës sonë, qindra prej tyre për ditë të tëra e mijëra kilometra, çfarë justifikimi mund të ketë dikush që jeton këtu? Ora 19:00. Sot, më shumë se kurrë! 🦩

Unpopular opinion: Një investim i vogël në arsim, teknologji dhe industri mund të ndryshojë më shumë të ardhmen e vendit sesa një investim 4 miliardë euro në turizëm. Kjo, pa marrë fare parasysh rrethanat e tjera të këtij investimi. Ora 19:00 🦩

17 ditë pa pushim protesta. Në një vend normal, Parlamenti do të ishte duke i kërkuar llogari Kryeministrit. Ndërkohë, si për ironi të historisë, sot po ndihemi më shumë të përfaqësuar në Parlamentin Europian sesa në Parlamentin tonë. Ora 19:00 🦩